Kosova e ka një Schumacher në sportin e automobilizmit në konkurrencën e femrave!
Jo vetëm kaq, ajo është një “përbindësh” në fushën garuese, nget veturën me një mjeshtri të rrallë!
E kush tjetër përveç Pranvera Xhaferi! Grahjen e makinës me një shpejtësi ekstreme e ka dhunti prej Zotit! Ajo di të manovrojë edhe në situata më të vështira, ka reflekse që pak kush i ka!
Aspak nuk i frikësohet rivalitetit, meshkujt e kanë presionin sepse mbesin pas saj në garat zyrtare!
Rezultatet e saja janë të mahnitshme, mbi 85 për qind të meshkujve i la pas!
Në sfidën e fundit tregoi mjeshtri, zuri vendin e dytë, që u mbajt me 22 dhe 23 maj në garat Drag Race në Prishtinë, në konkurrencë me meshkuj në kategorinë 11 sekondësh.
“Arrita të shkoj në finale dhe në fund zura vendin e 2-të.
Sipas drejtuesve të FASK-ut mbi 85% të garuesve meshkuj nuk e kishin kohën time.
Pavarësisht që isha e vetmja femër në garat Drag Race, u ndjeva e barabartë me meshkuj, e respektuar dhe e mirëpritur në një konkurrencë mjaftë të fortë.
Faleminderit të gjithë juve që po më ndihmoni t'i realizoj ëndrrat e mija!”, ka shkruar Pranvera në profilin e saj në facebook.
E rrallë apo jo, në konkurrencë me meshkuj dhe mbi 85 për qind i mposhti.
Një femër me përplot vullnet e guxim, që rrezikon shumë për të arritur më të mirën! Të jesh në vend të dytë në një konkurrencë të tmerrshme, si femër e vetmja karshi meshkujve, është mrekulli. Sportisti lind sportist, Pranvera ka lindur për botën e automobilizmit, një Schumacher e Kosovës.