Jason Dupasquier, një 19-vjeçar zviceran pilot i Moto3, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje të rëndë gjatë seancës kualifikuese të së shtunës në Grand Prix të Italisë. Lajmin e konfirmoi sot MotoGP. 19-vjeçari u përplas fillimisht nga një motor tjetër dhe më pas humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë pistës, duke u dëmtuar rëndë.
"Dupasquier u përfshi në një incident me shumë garues midis Kthesave 9 dhe 10," thuhej në deklaratë. "Automjetet e ndërhyrjes mjekësore FIM mbërritën në vend menjëherë dhe piloti zviceran ishte nën kujdesin e mjekëve përpara se të transferohej me helikopter mjekësor në një gjendje të qëndrueshme, në Spitalin Careggi në Firence. Pavarësisht nga përpjekjet e stafit mjekësor, spitali ka njoftuar se Dupasquier fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të tij."
Dupasquier ishte në sezonin e tij të dytë në Kampionatin Botëror Moto3. Ai u pozicionua i 12-ti në renditje me 27 pikë.
Dupasquier e filloi karrierën e tij në Supermoto, ku ishte një kampion i Kombëtares Zvicerane shumë herë. Ai fitoi titullin NEC Championship Moto3 në vitin 2016, para se të kalonte në Kampionatin Botëror Juniors një vit më vonë.