Charles Leclerc shprehet se pavarësisht se ai ka arritur me makinën Ferrari dy “pole position” në dy garat e fundit, makina italiane është ende larg Mercedes e Ferrari. Piloti monogask sqaron se “kokëkuqja” është në garë me McLaren për vendin e tretë.
“Natyrisht që në dy garat e fundit, me pak fat, mund të kishim marrë edhe më shumë.
Nuk duhet të harrojmë se ne duelojmë me McLaren dhe jo me Mercedes e Red Bull. Paraqitjet e fundit na japin optimizëm për garat që pasojnë”, tha Leclerc.
“Ne nuk jemi larg më të mirëve, ndaj shpesh vendi i katërt na duket shumë pak. Askush nuk kënaqet kur përfundon jashtë podiumit, por duhet të punojmë më shumë për të qenë aty ku dëshirojmë”, tha Leclerc.