Pranvera Xhaferi, është kampione e Kosoves në Drag për vitin 2020, prej garuesve më të mira në automobilizëm, ka treguar në pika të shkurtra për tragjedinë e djeshme që ndodhi në Velipojë, ku humbi jetën një qytetar.
“Në tragjedinë që ndodhi dje në Velipojë, ku humbi jetën një person 42-vjeçar, në vendngjarje ka qëlluar edhe familja ime të cilët kanë shkuar me festu ditëlindjen e babit, babai e kish rreziku edhe jetën e tij duke mundu me shpëtuar personin që fatkeqësisht nuk ka arrit me mbijetu!
Fillimisht në emër të familjes u shprehim ngushëllime familjarëve të të mbyturit, Zoti u dhashtë forcë për ta përballu këtë humbje.
Baba, jam e lumtur qe ti i mbijetove asaj situate, u përpoqe ta ndihmosh në ato momente kritike, kur ndihma e shpejtë po vononte shumë...për neve je një HERO!”, ka shkruar Xhaferi profilin e saj në facebook.