Pas tmerrit që përjetoi disa muaj më parë në garën e Sakhir (Bahrein), piloti francez Romain Grosjean duket se është mësuar me flakët dhe zjarrin. Këtë herë, piloti 34-vjeçar, që këtë vit garon në IndyCar, ka ndalur njëvendëshen e tij anash pistës pasi frenat morën flakë.
Ka qenë vetë piloti ai që ka reaguar i pari për të shuar flakët.
Pasi zbriti nga makina e tij, ai mori një fikëse zjarri dhe nisi të shuajë flakët. Më pas mbërritën edhe komisarët e pistës dhe shuan së bashku flakët edhe pse situata ishte nën kontroll.
Pamjet e Grosjean që bën zjarrëfikësin kanë bërë xhiron e botës.
Kjo ka zgjuar interesin edhe të zjarrëfikësve francezë, që në faqen e tyre zyrtare në “Twitter” kanë bërë shaka me pilotin: “Romain, nëse dëshiron të bësh zjarrëfikësin vullnetar shko në kazermën më të afërt. Do të të mirëpresim, pasi i ka aftësitë për këtë punë, pasi je edhe rezistent ndaj zjarrit”.Pas tmerrit që përjetoi