Kanë kaluar 14 vite nga hera e fundit që Formula 1 ka zhvilluar një garë në pistën e famshme të Indianapolis.
Në vitin 2007, në pistë amerikane triumfonte një debutues, Lewis Hamilton.
Kjo pistë mund të rikthehet këtë vit në kalendarin e Formula 1, pasi pritet të ketë disa modifikime për shkak të pandemisë. “Në rast se na kërkohet ndihmë mund të hyjmë në kalendar”, tha Rogre Penske, shefi i pistës.
“Kjo do të kërkojë një bashkëpunim nga të dyja palët, për uljen e disa kostove dhe më pas jemi gati”, tha Penske. Në Amerikë, gara zhvillohet nga viti 2012 në pistën e Austin, ku vjet nuk u garua për shkak të koronavirus.