Bottas e Hamilton dominojnë në Francë!
Mercedes dominon provat e lira që po zhvillohen në pistën e Le Castellet, të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Formula 1.
Valtteri Bottas ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’33”448. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton, ndërsa i treti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull.
Mirë u paraqit në sesionin e parë të provave të lira edhe makina McLaren, me Norris e Ricciardo, ndërkohë që zhgënjeu “kokëkuqja”, me Leclerc e Sainz.