Të tjera ndryshime në kalendarin e botërorit të Formula 1. Për të dytën herë këtë sezon gara e Çmimit të Madh të Turqisë hyn në kalendarin e garave.
Fillimisht, pista e Stambollit zëvendësoi garën e Kanadasë dhe gara duhej të zhvillohej këtë fundjavë. Por për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus dhe masave të marra në Turqi gara u hoq nga kalendari.
Gjithsesi, sot është konfirmuar se gara e Stambollit ka rihyrë në kalendar.
Ajo do të zëvendësojë garën e Singaporit. Këtë herë, gara e Turqisë do të zhvillohet më 3 tetor, duke patur më shumë kohë në dispozicion.