Ka filluar në mënyrë të jashtëzakonshme vera për Max Verstappen, që ka fituar Çmimin e Ma dh të Stirias, suksesi i dytë personal radhazi dhe i katërti i njëpasnjëshëm për Red Bull.
Lewis Hamilton ka arritur të nxjerrë në vend të dytë një Mercedes jo në formë dhe Valtteri Bottas ka zënë vendin e tretë.
Në vendin e katërt është renditur piloti i dytë i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa McLaren ka siguruar një vend të pestë me Lando Norris, para dy makinave Ferrari të Carlos Sainz dhe të një Charles Leclerc të jashtëzakonshëm, i shtati pasi u fut në bokse pak sekonda pas fillimit të garës.
Max Verstappen kryeson renditjen e pilotëve me një avantazh prej 18 pikësh ndaj Hamilton.