Sezoni 2021 i Formula 1 po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Mercedes, që ka zhgënjyer në 4 garat e fundit, ku ka dominuar Red Bull. Edhe gara e fundit e Austrisë konfirmoi dominimin e makinës Red Bull, ndërkohë që Mercedes u “kënaq” me dy vendet e tjera të podiumit.
“Në garën e fundit në Austri maksimizuam mundësitë që na u krijuan. Edhe pse nuk kishim makinën më të shpejtë u klasifikuam në vendin e dytë dhe të tretë. Pra, paraqitja ishte solide, pilotët ishin të shpejtë, strategjia e mirë. Jam i kënaqur”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.
“Ky kampionat është si një ndeshje boksi e peshave të rënda, me 23 raunde.
Jemi vetëm në një të tretën e garave të zhvilluara, pra ka ende shume gara përpara. Ka ende shumë mundësi dhe gjithçka është e hapur. Për herë të parë s’kemi në dispozicion “armë” në favorin tonë”, tha Wolff.