E njohur si Schumacher e Kosovës, Pranvera Xhaferi, është kampione e Kosovës në Drag për vitin 2020, pak ka femra sikur ajo që janë mjeshtre të garave të automobilizmit.
Pranvera është me makinë të kuqe e bullgari me të kaltër, por garuesja e Kosovës e ka lënë atë pa fjalë apo ia bëri 8 me 2 në gara!
“Dy kerre të njëjta, unë me Audi Rs6 me rezultat 11.1 sec. dhe bullgari po ashtu me AudiRs6 me 11.7 sec.
Dy garues, në kushte dhe rrethana të njëjta, dy bisha të shpejtësisë, një femër, një mashkull, me shkathtësi dhe teknika të ndryshme, me rezultat po ashtu të ndryshëm..
Kënaqësi dhe krenari pjesëmarrja në Bullgari”, ka shkruar Pranvera.