Kur bëhet fjalë për disiplinën malore në automobilizëm, gara që mbahet në Kotor, të Malit të Zi, është ndër më prestigjiozet në rajon.
Pikërisht në këtë fundjavë u mbajt gara e këtij viti, e cila poentohet për Kampionatin e FIA CEZ, Kampionatin e Malit të Zi, Kampionatin e Kroacisë dhe Kupën e Kotorit.
Në mesin e 77 pjesëmarrësve ishin edhe katër garues nga Kosova, të cilët patën rezultate relativisht të mira.
Valon Jaha i Prishtina Racin Team pati kohën prej 05:29.954 minuta, Alban Berisha i SHAM Prizreni (05:57.791), ndërsa Ismail Smani, po ashtu i SHAM Prizreni pati kohë prej 06.20.249 minuta.
Për fat të keq, Gazmend Demolli, nga i cili pritej më së shumti, ka pasur probleme teknike me veturën e tij dhe nuk ka arritur të përfundojë garën.
Gjithsesi, duke marrë parasysh prestigjin që ka gara në Kotor dhe konkurrencën e madhe, mund të vlerësohet se paraqitja e garuesve tanë ishte e mirë.