Piloti britanik Lando Norris ka qenë ditën e diel në stadiumin “Wembley” të Londrës për të parë finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë (fituan azzurrët me penallti).
Ai ka asistuar në një sherr që ka ndodhur pas ndeshjes jashtë stadiumit, ku tifozët i kanë vjedhur orën.
Lajmin e konfirmoi McLaren, me të cilën garon Norris, që tha se piloti ka mbetur i tronditur nga ngjarja, por nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
“Për fat, Nando nuk ka pësuar dëmtime nga incidenti që ndodhi jashtë stadiumit, por ka mbetur i tronditur nga ngjarja”, tha McLaren.
Pikërisht gjatë atij incidenti, piloti është kërcënuar nga tifozët e dehur dhe të zhgënjyer nga humbja e Anglisë, duke i marrë orën. Kjo ngjarje i është raportuar policisë londineze, e cila po heton.