Ermira Topalli duket se ia ka marrë dorën disiplinës së auto sllallomit, duke fituar edhe në garën e së dielës, e cila u mbajt në Sllatinë.
Ermira fitoi me kohën 01:48.989 minuta në një garë që ishte me mjaft rivalitet.
“Tashmë e kemi një përvojë të konsiderueshme dhe në garë hyra me qetësinë e duhur. Jam e kënaqur me fitoren dhe pres që edhe në vazhdim të kemi rezultate të mira”, ka thënë Topalli pas fitores.
Në pozitën e dytë u rendit Pranvera Xhaferi, derisa e treta doli Mimoza Jetullahu.
Në konkurrencën ekipore pozita e parë i takoi AK Ferizajt, e dyta AMTKK, ndërsa e treta Eurogoma RT.
Posted by KS Timing on Sunday, July 18, 2021