Motoçiklisti Hugo Millan, ka vdekur në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti në MotorLand Aragon, raporton “The Sun”.
Tinejxheri po garonte në serinë European Talent Cup, kur u rrëzua 13 rrathë pa përfunduar gara. Ai u shkel nga një motoçiklist tjetër.
Gara u ndërpre, ndërsa Millan mori ndihmë emergjente në shteg, para se të dërgohej me helikopter në Spitalin e Zaragozas.
Por, mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta shpëtojnë atë.
Millan ka qenë një nga talentet më premtuese të Spanjës.
Ai në shtegin MotorLand Aragon erdhi i dyti në renditje të European Talent Cup me 86 pikë, duke përfunduar katër herë në podium.