Aksidenti mes Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull) 10 ditë më parë në pistën e Silverstone do të ndihet gjatë këtë sezon. Madje ai është vetëm maja e ajsbergut, pasi ky sezon i Formula 1 mund të shënojë të tjera përballje të ashpra mes dy pilotëve kandidatë për titull.
I këtij mendimi është Nico Rosberg, ish-kampion bote në Formula 1, piloti që i vetëm që ka mundur Hamilton.
“Bëhet fjalë për një betejë mes gjeneratave. Ata nuk do t’i lënë asnjë centimetër njëri-tjetrit. Ata janë fërkuar edhe më parë, në Imola dhe do të kemi të tjera kontakte këtë sezon”, tha Rosberg.
“Mes tyre ky është vetëm fillimi i një konflikti të gjatë. E përsëris, është një betejë mes gjeneratave: Lewis më i miri i epokës së vjetër dhe asaj aktuale, ndërsa Max është më i miri i epokës që po vjen. Janë si konfliktet Senna-Schumacher, Schumacher-Alonso dhe Alonso-Vettel”, tha Rosberg.