Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 për këtë sezon do të kujtohet gjatë. Aksident në start, ndryshimi i gomave të makinave që çuan Hemilton nga të parin në të fundit, apo edhe Okon si fitues, bënë që kjo të cilësohej padyshim si gara më e çmendur e sezonit. Me sa duket, asgjë nuk ka mbaruar.
Sebastian Vettel, pas një pilotimi të shkëlqyer me Aston Martin, doli i dyti, duke lënë pas Lewos Hamilton.
Por tashmë ai rrezikon të skualifikohet nga gara, për 0,7 litra karburant.
Në fund të garës, në çdo makinë duhet të ketë të paktën 1 litër karburant që komisarët e pistës duhet ta kontrollojnë.
Por në fund të garës, në makinën e Vettel janë gjetur vetëm 0,3 litra karburant, arsye pse ai parkoi njëvendëshen e tij në pistë dhe jo në vendin e caktuar në vijën e bokseve ku ndalojnë të gjithë makinat, fituese apo jo.
Nëse komisarët e pistës do të vazhdojnë hetimin, sipas rregullores Fetel rrezikon edhe shkualifikimin nga gara, duke humbur pikë shumë të vlefshme për të dhe skuadrën e Aston Martin.