“Falë punës së mjekëve dhe pranisë së Corinna, e cila donte që ai të mbijetonte, Michael Schumacher është në jetë akoma, edhe pse me pasoja, kundër të cilave ai vazhdon të luftojë. Shpresojmë që kushtet e tij të përmirësohen pak nga pak.”
Këto janë fjalët në një intervistë për Sport Bild të Jean Todt, i cili u kthye për të folur për kushtet e Michael Schumacher dhe marrëdhëniet e tij me familjen e shtatë herë kampionit botëror.
“Corinna nuk e priste diçka të tillë, gjithçka ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por ajo po bën mirë. Unë i besoj asaj” – shtoi Todt, që mban postin e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Ai tregoi edhe njëherë admirim për gruan e Michael dhe për të gjithë familjen Schumacher, tani shtatë vjet e tetë muaj pas aksidentit të skive në shpatet Meribel. Todt flet edhe për djalin Mick:
“Mick është një nga njerëzit që do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe në gruan time Michelle. E gjithë familja Schumacher është shumë e veçantë për ne. Së bashku me Michael ne kemi bërë histori dhe kemi ndërtuar një marrëdhënie të mrekullueshme.”.