Red Bull në panik, dyshime se një pilot i saj dhe Alpha Tauri pozitiv me Covid-19!
Orët e fundit po qarkullon një lajm në rrjetet sociale sipas së cilës një pilot i Red Bull apo makinës së saj satelit, Alpha Tauri, ka dalë pozitiv me Covid-19. Çka do të thotë se ai nuk do të jetë në garën e ditës së diel në pistën belge të SPA.
Katër pilotët e përfshirë janë Max Verstappen e Sergio Perez (Red Bull) si dhe Pierre Gasly e Yuki Tsunoda (Alpha Tauri).
Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar për këtë çështje.
Makina Alpha Tauri ka hedhur poshtë zërat, duke deklaruar se asnjë pilot i saj nuk ka dalë pozitiv me koronavirus dhe se do të jenë në pistë këtë fundjavë. Frika është se mos është infektuar Max Verstappen, që garon për titullin kampion.