Më 15 shtator të këtij viti do të dalë në Netflix dokumentari më i ri për të madhin e Formula 1, Michael Schumacher. Familjarët e tij kanë zbuluar mjaft detaje për personazhin e tyre të “fortë” dhe “special” në trailerin e parë të këtij dokumentari.
Mediat e huaja shkruajnë se ky dokumentar do të tregojë historinë e karrierës së kampionit gjerman të Formula 1. Një video e publikuar ditën e sotme, tregon bashkëshorten e tij, Corinna dhe dy fëmijët e tyre, Gina dhe Mick, duke folur për 52-vjeçarin.
Ky i fundit nuk është parë në publik që kur pësoi dëmtime të rënda në kokë gjatë një aksidenti në ski në vitin 2013.
“Unë mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”, ka thënë 52-vjeçarja, e cila ka 26 vite martesë me Michael.
Ndërsa djali 22-vjeçar, Mick, ka thënë se kur “shikon atë, mendon që do që të jetë si ai”.
Ndërkohë dokumentari ka edhe pamje nga arkiva e karrierës së Schumacher, që nga dita e tij e parë Si një djalë i ri e deri në kampionatin e tij rekord të shtatë në F1 në vitin 2004.
“Daily Mail” shkruan se dokumentari premton materiale të papublikuara më parë, të cilat tregojnë “shumë aspekte të personalitetit të tij”. Portreti i legjendës së garave është “filmi i vetëm i mbështetur nga familja e tij” dhe u përshkrua nga zyrtarja e shtypit dhe menaxherja e tij, Sabine Kehm, si “dhuratë e familjes për burrin dhe babanë e tyre të dashur”.
“Michael Schumacher ka ripërcaktuar imazhin profesional të një shoferi garash dhe ka vendosur standarde të reja. Në kërkimin e tij për përsosmëri, ai nuk kurseu as veten dhe as ekipin e tij, duke i çuar ata drejt sukseseve më të mëdha. Ai admirohet në të gjithë botë për cilësitë e tij drejtuese.
Ai gjeri forcën për këtë detyrë dhe ekuilibrin për të pasur një balancë edhe në shtëpi, me familjen e tij, të cilën e donte shumë. Për të ruajtur sferën e tij private, Michael gjithmonë e ka ndarë në mënyrë rigoroze dhe të vazhdueshme privatësinë nga jeta e tij publike”, ka thënë ndër të tjera Kehm.
Ndërsa nga ana tjetër, Netflic ka bërë të ditur se dokumentari nuk fokusohet në gjendjen e tij shëndetësore.