Valtteri Bottas me Mercedes është më i shpejti në përfundim të sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, zhvilluar sot në pistën e SPA. Piloti finlandez dha kohën 1’45”199, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.
Ai që zhgënjeu në këtë sesion të parë ishte Lewis Hamilton, i 18-ti për momentin, ndërkohë që pas disa orësh pilotët do të zbresin sërish në pistë. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Surprizë për momentin vendi i tretë i Pierre Gasly me Alpha Tauri.
Ky sesion u karakterizua edhe nga shiu që nisi në minutat e fundit, kryesisht në zonën e bokseve. Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqarta gjatë gjithë fundjavës.