Edhe gara e dytë në disiplinën e kartingut, e cila u mbajt të dielën në pistën GoKart në Gjilan, dëshmoi se automobilizmi të Kosovës ka të ardhme të ndritur.
Yll Maliqi, Baran Karabeg, Gëzim Hoti, Jon Doda e të tjerë dëshmuan se e ardhmja e automobilizmit kosovar është në duart e tyre.
Të gjithë garuesit e dhanë maksimumin dhe nëpër klasat përkatëse u tregua rivalitet i theksuar, ndërsa gara pati rrjedhë mjaft të mirë.
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) duket e vendosur që kësaj disipline t’i kushtojë vëmendjen e duhur, duke marrë parasysh rëndësinë e saj jo vetëm në aspektin garues, por edhe atë të edukimit të gjeneratave të reja më trafik.
Rezultatet: Klasa 5 1.Yll Maliqi (Go Kart Peja) 20 pikë
2.Baran Karabeg (DTM Prishtinë) 15
Klasa 12
1.Gëzim Hoti (Prizreni D&G) 35
2.Varis Hoti (Prizreni D&G) 35
3.Adriatik Statovci (Eurogoma RT) 24
Klasa 13
1.Jon Doda (AK Gjilani) 40
2.Albion Kovaçi (Prizreni D&G) 30
3.Endrit Tytyngjiu (Prizreni D&G) 24
4.Ervin Gurizi (Prizreni D&G) 20
Plasmani ekipor
1.Prizreni D&G 55 pikë
2.AK Gjilani 20
3.Eurogoma RT 12
4.Go Kart Peja 10
5.DTM 7.5