Liberty Media, kompania që menaxhon Formula 1, ka bërë me dije kalendarin e garave të mbetura të këtij sezoni.
Siç dihet, shumë gara janë detyruar të anullohen për shkak të masave që vendet kanë marrë prej pandemisë Covid-19, duke detyruar rishikimin e kalendarin të garave.
Ajo që bie në sy është reduktimi i garave nga 23, që ishte planifikuar në fillim të sezonit, në 22. Pra, rekordi me 23 gara tashmë mbetet një objektiv për t’u realizuar vitin tjetër. Ky sezon do të vijojë me garat europiane, për t’u spostuar më pas në Amerikë dhe në fund në Lindjen e Mesme.
Kalendari i garave të mbetura (2021)
5 shtator, Holandë
12 shtator, Itali
26 shtator, Rusi
10 tetor, Turqi
24 tetor, Amerikë
7 nëntor, Meksikë
14 nëntor, Brazil
21 nëntor, (Bahrein ose Katar)
5 dhjetor, Arabia Saudite
12 dhjetor, Abu Dhabi