Është mjeshtre e garave të automobilizmit dhe i pëlqejnë sfidat e mëdha, aq me tepër i bëhet zemra mal kur sfidon dhe i gjunjëzon meshkujt.
Është Pranvera Xhaferi, pilote e shquar, kampione e Kosovës në vitin 2020 në Drag, ndryshe njihet si Schumi i Kosovës.
Sportistja është e përgatitur maksimalisht dhe ndihet e nderuar që është ftuar në garën drithëruese në Silven, duke i shprehur edhe falënderim Federatës Bullgare të Automobilizmit.
Ftesa
Synimet i saj është që të lë gjurmë në këtë sfidë të vështirë dhe të lartësojë shtetin e Kosovës.
Ajo ka një parandjenjë se do të arrijë më të mirën në këtë sfidë të jesh apo të mos jesh!
"Ndihem e privilegjuar dhe shumë mirënjohëse nga federata sportive bullgare për ftesën që më kanë bërë, që këtë javë të jem e pranishme në garat që do të mbahen 11-12 shtator në pistën e Sliven-Bullgari.
Gjithashtu falënderoj shtetin bullgar për lehtësirat që më krijoj për marrjen e vizës më afatgjatë si dhe sportistët e këtij vendi për mikpritjen që na e kanë bërë sa herë kemi marrë pjesë”, njofton Pranvera.