Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1 dhe i deleguari i FIA-s, ka folur për garat “sprint”, të aplikuara për herë të parë këtë sezon.
Deri më tani janë zhvilluar 2 gara të tilla 100 km, në Silverstone (Angli) dhe Monza (Itali), ndërkohë që është planifikuar edhe një e tretë, në pistën e Interlagos (Brazil).
“Impakti që kjo garë e shkurtër ka patur te publiku ka qenë i madh, pasi në Monza u arritën numra mjaft të lartë.
Kjo tregon se po ecim në rrugën e duhur.
Në synojmë që vitin tjetër të shkojmë deri në 7 gara sprint dhe në fund të sezonit të kemi edhe një kampion vetëm për këto gara”, tha Domenicali.