Kampionja e vitit 2020 në Drag, Pranvera Xhaferi, është ftuar sonte (19.00) në Tiranë, në një ceremoni speciale.
Ajo është e nderuar me këtë ftesë e cila e motivon edhe më shumë për sfidat e radhës.
Ftesa i ardhur nga ‘Ilyrius Motorsport’ në Tiranë.
“Sot kam nderin të jem pjesë e një organizimi sportiv nga ‘Ilyrius Motorsport’ në Tiranë, ku me ftesë të oganizatorëve dhe mediave, në shenjë respekti vendosëm të ju përgjigjemi pozitivisht bashkë me bashkëshortin Fatbardh Xhaferin”, njofton Pranvera, e cila është e jashtëzakonshme në sportin e automobilizmit.
Merret vesh se është e ftuar e vetmja garuese femër në këtë ceremoni.