Drejtuesit e Formula 1, konfirmuan se cirku më i shpejtë në botën e automobilizmit, do të “aterojë” edhe në Majami të Shteteve të Bashkauar të Amerikës.
Me planet e reja të drejtuesve të Formula 1, është paraparë që gara në qytetin amerikan të zhvillohet në periudhën prej 6 deri me 8 maj të vitit 2022.
Pista e garës në Florida do të jetë e gjatë 5.41 km dhe gara do ët jetë e parë në në këtë shtet pas vitit 1959.
Organizatorët konfirmuan se ndërtimi i pistës shkon sipas planit të paraparë dhe shumë shpejt projketi do të jetësohet në tërësi.