Një incident ka ndodhur sot pasdite gjatë sesionit të dytë të provave të lira që po zhvillohen në pistën ruse të Sochi.
Në momentin që Lewis Hamilton ka hyrë në bokse për të ndërruar gomat dhe vijuar provat, nuk ka mundur të frenojë në vendin dhe momentin e duhur.
Ai ka përplasur dhe ka hedhur tutje mekanikun që ndodhej në bokse, që sinjalizonte vendin ku duhej të ndalte piloti. Për fat të mirë asnjë dëmtim për mekanikun, që është ngritur menjëherë.
Hamilton ka kërkuar ndjesë për këtë incident dhe më pas ka vijuar provat.
Ouch*
— Formula 1 (@F1) September 24, 2021
A bit of a jaw-dropper as Lewis Hamilton went into the pits in FP2 - but no serious injuries ?#RussianGP #F1 pic.twitter.com/URR8bFjma8