Është e vendosur për fitore, fare nuk e tremb që gjendet përball konkurrencës së fortë, meshkujve!
Është Pranvera Xhaferi e cila është optimiste se do të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në Sllatinë.
Është e vetmja femër që do të shtyhet në garë me meshkuj.
Meshkujt gjithmonë e kanë telashe Pranverën sepse shumë herë mbesin prapa saj.
“Është gara e fundit për këtë vit e ‘Drag Race 4 Prishtina’ që do të mbahet këtë të diel në pistën e aeroportit të vjetër të Sllatinës.
Si duket sërish jam e vetmja femër që marr pjesë ne këtë disiplinë me meshkuj dhe po ndjehem komode ne mesin e te gjithë garuesve pa dallim gjinie.
Kushdo që mendon se fitohet lehtë në Drag, ejani, bashkoheni në fitore!
Për shkak të rregullave të pandemisë, lejohen vetëm dy shoqërues me i pas me veti çdo garues, gara do të zhvillohet pa publik.
Suksese për të gjithë garuesit!”, ka shkruar Xhaferi në profilin e saj në facebook.
Pranvera është kampione në drag për vitin 2020.