Kampionja e vitit 2020 në Drag, Pranvera Xhaferi, është krenare që e përmbylli një edicion për mrekulli në sportin e automobilizmit.
Është e vetmja femër që garon apo lufton kundër meshkujve dhe sa e sa herë edhe i ka mposhtur në garat e ndryshme.
“Jam krenare që po e përmbyll vitin 2021 duke u përball e vetmja femër me garues si luana në Drag Race Prishtina dhe pista tjera jashtë Kosovës.

Për shkak të një defekti në makinë nuk arrita të kualifikohem ashtu siç shpresoja unë dhe adhuruesit e këtij sporti.
Megjithatë mora shume brohoritje dhe përkrahje të përzemërt nga të gjithë, të cilët i falënderoj shumë, i falënderoj po ashtu të gjithë ata që analizuan shoferllëkun tim në një moment kritik, ku desh i mshova murit edhe nuk u dorëzova, e mposhta frikën dhe defektet e makinës!
Fitoret dhe humbjet ne sport duhet të merren me sportivitet sporti, kështu e ka, garën e radhës e kam në Bullgari javën e ardhshme, edhe 2 gara sllallom në Kosovë.
I mirëpresim garat e ardhshme në vitin 2022, ju uroj suksese të gjithëve.
Urime garuesve që fituan, i mbështes ata që kishin defekte në makina edhe thyerje të klasës, edhe këto janë pjesë e sportit.
Falënderoj shumë edhe kompaninë e "Gogi", që më kane mbështetur moralisht e teknikisht qe nga fillimi.
Shihemi në pista dhe sfida të tjera!”, shkruan Pranvera në profilin e saj në facebook.