Arjeta Rysha është krenare që ishte pjesë e garës automobilistike në Bragë të Portugalisë.
Rysha e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në mesin e kampioneve të botës.
Një betejë e madhe në një konkurrencë shumë të fortë.
“Fundjava e paharruar e tetori në Braga të Portugalisë.
Fia Hill Climb Master, faleminderit për mikpritjen, gjithçka ishte perfektë dhe jashtëzakonisht një atmosferë e një organizim i paparë, Parada ishte mbresëlënëse nëpër rrugët e Bragës.
Pista e Hill Climb Masters Fas de Rampa da Falperra ishte një betejë e jashtëzakonshme dhe një konkurrencë marramendëse e kampionëve të botës.
Tani është koha ti falënderoj të gjithë që më mbështetën dhe më përkrahën në këtë eksperiencë time të paharruar”, ka shkruar Arjeta.