Me dy gara në konkurrencën e femrave dhe po aq në konkurrencën e meshkujve, të cilat u mbajtën të dielën në Sllatinë, ka përfunduar Kampionati i Kosovës në automobilizëm për disiplinën auto sllallom.
Shpejtësi, teknikë, përqendrim, por edhe guxim u tregua nga garuesit, ndërsa përkushtim i madh edhe nga skuadra organizative e FASK-ut, duke e përfunduar edhe këtë kampionat në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në gatën e tretë të kampionatit (e para për sot), Pranvera Xhaferi u rendit e para, e pasuar nga Ermira Topalli e Arjeta Rysha.
Të njëjtat garuese, por me renditje të ndryshme, në podiumin e fitueseve u gjendën edhe në garën e katërt (e dyta e së dielës).
Këtë herë e para u rendit Arjeta Rysha, para Pranvera Xhaferit e Ermira Topallit.
Rivalitet i madh u tregua edhe në konkurrencën e meshkujve.
Në garën e tretë të kampionatit të sivjetmë (e para për sot), në tri pozitat e para u renditën: Valon Jaha, Leutrim Rexhepi e Amir Gashi.
Në garën e fundit, Leutrim Rexhepi ishte i pari, Valon Jaha i dyti, derisa podiumi i fituesve u plotësua nga Suhejb Vuqiterna.
Rezultatet:
Femrat – gara e tretë
1.Pranvera Xhaferi (Ferizaj – Golf VII) 01:56.996
2.Ermira Topalli (Ferizaj – Golf V) 02:01.788
3.Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW) 02:03.660
Gara e katërt:
1.Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW) 01:54.506
2.Pranvera Xhaferi (Ferizaj – Golf VII) 01:55.816
3.Ermira Topalli (Ferizaj – Golf V) 01:56.385
Meshkujt – gara e tretë
1.Valon Jaha (Prishtina RT - BMW) 01:53.372
2.Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf III) 01:54.570
3.Amir Gashi (Prishtina RT – Suzuki) 01:59.151
Gara e katërt:
1.Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf III) 01:48.773
2.Valon Jaha (Prishtina RT - BMW) 01:49.177
3.Suhejb Vuqiterna (Rahoveci – Golf II) 01:50.384