Max Verstappen fitoi USA GP dhe la pas Hamilton, i cili përfundoi i dyti.
Diferenca në fund ishte një sekondë në favor të holandezit.
Lewis Hamilton pati një fillim të shkëlqyeshëm në Teksas duke kaluar Max Verstappen në kthesën e parë, por ky avantazh u kthye në përmbysje nga Verstappen .
Sergio Perez ishte i treti me më shumë se 40 sekonda vonesë në raport me Verstappen, dhe Charles Leclerc ishte i katërti, njofton Insporti..
Daniel Ricardo zuri vendin e pestë, Valteri Botas i gjashti, ndërsa në pikë ishin edhe Carlos Sainc, Lando Norris, Juki Cunoda dhe Sebastian Vettel.