Ecclestone këshillon Mick Schumacher

Formula 1

Ecclestone këshillon Mick Schumacher

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 07:00
Bernie Ecclestone, Schumacher

Në moshën 91-vjeçare, Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, nuk ka humbur dashurinë për këtë sport. Njeriu që e ktheu këtë sport në një perandori, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me të ardhmen e pilotit të ri gjerman Mick Schumacher. Ai është djali i Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Mick, 22 vjeç, debuton këtë sezon në këtë sport dhe garon me makinën Haas, më e dobta e kampionatit.

“Do të ishte më mirë për të sikur të debutonte direkt me një makinë tjetër, pak më të mirë, si Alfa Romeo. Do të kishte qenë e përkryer për Mick nëse do të kishte si shok skuadre një pilot me përvojë si Kimi Raikkonen, një kampion bote. i duhet një shok skuadre më i shpejtë, në mënyrë që të kuptojë s eku ndodhet”, tha Ecclesonte.

“Të kesh shok skuadre Mazepin, një tjetër debutues dhe ta mundësh atë, nuk është një fitore e madhe. Me Kimi do të kishte mësuar më shumë, për më tepër që Raikkonen ka garuar me Michael dhe kanë qenë miq të mirë. Për mua, e rëndësishme është që Mick të ketë një shok skuadre me përvojë, që ta mësojë, gjë që nuk mund ta bëjë për momentin babai i tij”, tha Ecclestone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat