Kampionja e Kosovës, Pranvera Xhaferi, synon suksese edhe në. garën ndërkombëtare në Sofje.
Ajo e përgatitur maksimalisht për sfidën me shumë të (pa) njohura në Sofje.
“Kampionja e Drag Race Pranvera Xhaferi (anëtare e Klubit AK Ferizaj) ka arrit në Sofje të Bullgarisë.
Sot do të jetë e gatshme dhe prezente në pistën e Kondofrey (Drag Race), ku do të mbahen testimet e para.
Kurse nesër në të njejtën pistë do të mbahet edhe gara e shumë pritur.
Si klub i urojmë Prankit shumë suksese dhe shpresojmë në fitore”, njofton KA Ferizaj.