Kampionja e Kosovës, Pranvera Xhaferi, sfidoi meshkujt në garën ndërkombëtare në Bullgari.
Ajo është e kënaqur me rezultatin një garë shumë të ashpër.
“Triumfuese edhe në Bullgari!
Finalja e Drag Race në Kondofrey në Bullgari. Jam shumë krenare që rrita një rezultat të kënaqshëm duke u përballë me një konkurrencë brutale, marramendëse, sfiduese si e vetmja femër në kategorinë time në konkurrencën e meshkujve!!!
Faleminderit të gjithë përkrahësve të mi që më qëndruan pranë.
Po ashtu falënderoj gjithë miqtë bullgar, për mikpritjen dhe ftesën e tyre për vitin e ardhshëm, që të jem mysafire nderi në takimin dhe promovimin e automjetit Audi”, shkruan Pranvera në profilin e saj në facebook.