Janë zhvilluar dy garat e fundit në disiplinën e kartingut për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Në pistën “Go Kart Matrix” në Gjilan, garuesit kanë dhënë maksimumin e tyre në mënyrë që, veç rezultatit në garat e sotme, të sigurojnë renditje sa më të mirë edhe në plasmanin e përgjithshëm.
Yll Maliqi, Baran Karabeg, Lidra Haxhihasani e të tjerë u arkëtuan, por edhe treguan se janë e ardhmja e automobilizmit kosovar.
Ndërsa, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), ka dëshmuar edhe njëherë se krahas disiplinave tjera, rëndësi po i kushton edhe kartingut, disiplinë gjithnjë e më atraktive, sidomos për moshat e reja.
Rezultatet:
Gara e tretë
Klasa 5
1.Baran Karabeg (DTM-PR) 10 pikë
2.Yll Maliqi (G0 Kart Peja) 7.5
Klasa 7
1.Lidra Haxhihasani (Go Kart Peja) 10
Klasa 6 OK
1.Eris Maliqi (Go Kart Peja) 10
Klasa 12
1.Gëzim Hoti (AK Prizreni) 20 pikë
2.Doan Karabeg (DTM-PR) 15
3.Varis Hoti (AK Prizreni) 12
4.Anid Kabashi (AK Prizreni) 10
Klasa 13
1.Jon Doda (AK Gjilani) 20
2.Albion Kovaçi (AK Prizreni) 15
3.Endrit Tytynxhiu (AK Prizreni) 12
Plasmani ekipor:
1.SHAM AK Prizreni D&G 47
2.Go Kart Peja 27.5
3.DTM-PR 25
4.AK Gjilani 20
Gara e katërt:
Klasa 5
1.Yll Maliqi (G0 Kart Peja) 10 pikë
2.Baran Karabeg (DTM-PR) 7.5
Klasa 7
1.Lidra Haxhihasani (Go Kart Peja) 10
Klasa 6 OK
1.Eris Maliqi (Go Kart Peja) 10
Klasa 12
1.Gëzim Hoti (AK Prizreni) 20 pikë
2.Doan Karabeg (DTM-PR) 15
3.Varis Hoti (AK Prizreni) 12
4.Anid Kabashi (AK Prizreni) 10
Klasa 13
1.Jon Doda (AK Gjilani) 20
2.Albion Kovaçi (AK Prizreni) 15
3.Endrit Tytynxhiu (AK Prizreni) 12
Plasmani ekipor:
1.SHAM AK Prizreni D&G 47
2.Go Kart Peja 30
3.DTM-PR 22.5
4.AK Gjilani 20