Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Algarve.
Suksesi i tretë sezonal për Bagnaia, një fitore më së shumti për statistikë, pasi titulli kampion për pilotë është mbyllur dy javë më parë, fituar nga francezo Fabio Quartararo (sot nuk e mbylli garën).
Gjithsesi, gara e sotme nuk u mbyll, pasi 2 xhiro nga fundi u valëvit flamuri I kuq, pas aksidentit mes spanjollit Iker Lacuna dhe portugezit Miguel Oliveira.
Ky i fundit pati një dëmtim më të rëndë se kolegu i tij, duke detyruar organizatorët e garës ta mbyllnin atë para kohe.
Gjithsesi, të dy pilotët janë jashtë rrezikut për jetën.