Guanjou Zhu, sezonin e ardhshëm do të drejtojë makinën e skuadrës “Alfa Romeo” dhe do të jetë kinezi i parë që do të drejtojë një makinë në Formula 1.
Ai do të jetë kolegë skuadre me Valteri Botas, i cili largohet nga skuadra e “Mercedesit” dhe nga viti i ardhshëm do të ulët ne makinën e Kimi Raikonenit, që ka paralajmëruar se do të shkojë në pension.
Kinezi Zhu, garon në Formula 2 dhe është në konkurencë për të fituar titullin, ndërsa kishte edhe disa teste me skuadrën “Alpin”, që ishin sinjal i mjaftueshëm për reagimin e skuadrës “Alfa Romeo”.
“Është një privilegj që të nis karrerën në një skuadër legjendare, i cili në të kaluarën ka promovuar shumë talente të rinj,” ka thënë mes tjerash Zhu.
Piloti kinez te “Alfa Romeo”, do të zëvëndësojë Antonio Xhovinacin.