Lewis Hamilton me Mercedes ka dominuar të dyja sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën e Jeda, të vlefshme për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1.
Piloti britanik dha kohën 1’29”018, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.
Vetëm i katërti Max Verstappen me Red Bull, lideri i botërorit. Më i shpejti se holandezi ishte edhe Pierre Gasly me Alpha Tauri, që u klasifikua i treti. Mirë është paraqitur deri më tani Alpine, në vendet 5-6 me Alonso e Ocon, ndërsa Ferrari pati probleme me Charles Leclerc.
Monegasku i “kokëkuqes” pati një aksident me muret mbrojtëse gjatë provave të lira dhe u rendit i 10-ti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, doli i shtati. Dobët u paraqit edhe McLaren, në vendet 11-12 me Ricciardo e Norris. Sot në mbrëmje do të zhvillohen provat zyrtare.