Fundi i kualifikueseve për Çmimin e madh të Arabisë Saudite ka qenë dramatik.
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, printe garën e sotme kualifikuese për shumicën e kohës, por në fund nuk bëri mirë kalkulimet.
Verstappen u përplasë me barrierat anash pistës në rrethin e fundit, duke bërë që ta humb kështu ‘pole-position’.
Rivali i tij kampion në fuqi, Lewis Hamilton ka përfunduar në ‘Pole-position’, kurse Max mbeti në P3 për startin e nesërm.
Valtteri Bottas do të niset nga pozita e dytë, gjë që i ndihmon shumë skuadrës së Mercedes dhe shokut të tij në luftë për titull, Hamilton.
Gara e Grand Prix Arabia zhvillohet nesër.