“Është e pabesueshme. Gjatë gjithë garës unë vazhdova të luftoja dhe më pas ishte mundësia në xhiron e fundit.
Është çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për të gjithë këta djem.
Më pëlqen shumë të punoj me ta”, kështu u shpreh Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1, përcjell Bota sot.
"Më në fund sot pata pak fat. Ekipi im e di që i dua dhe dua ta bëj këtë me ta për 10 ose 15 vitet e ardhshme!”, është shprehur ai./Botasot