Refuzohet kërkesa, Verstappen mbetet kampion bote për vitin 2021

Formula 1

Refuzohet kërkesa, Verstappen mbetet kampion bote për vitin 2021

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Refuzohet kërkesa, Verstappen mbetet kampion bote për vitin 2021

Piloti i Red Bull, Max Verstappen zyrtarisht është kampion bote për vitin 2021.

Holandezi arriti të fitojë garën ndaj Lewis Hamilton në Abu Dhabi duke e tejkaluar në xhiron e fundit dhe pastaj e mori edhe titullin kampion.

Por, pastaj, Mercedes paraqiti ankesë në FIA, me synimet se Hamiltonit i takon titulli dhe që Verstappen ka bërë disa gabime.

Mirëpo, protesta e parë që kishte të bënte në lidhje me parakalimin pas makinës së sigurisë, u anulua menjëherë nga FIA, që i dhanë të drejtë holandezit.

Ndërsa, pastaj edhe ankesa e dytë nuk u pranua gjithashtu, kështu që Verstappen mbeti kampion për vitin 2021, kurse Hamilton vazhdon t’i numërojë shtatë tituj të kampionit të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat