Para kamerave ai tregoi respekt dhe fair-play ndaj rivalit të tij të madh Max Verstappen, por në radio ai nuk mund të mos shprehte të gjithë zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në xhiron e fundit të GP të Abu Dhabi.
“Po e falsifikojnë djema”, ishin fjalët që Lewis Hamilton ia drejtoi skuadrës së tij para se të pësonte nga piloti i Red Bull parakalimin që vendosi garën dhe kampionatin botëror.
Referenca, natyrisht, ishte për vendimin e komisionerëve për të lejuar parakalimin vetëm për pesë pilotët e dubluar që ishin mes tij dhe Max përpara se të kthehej në boxe Safety Car.
Një rrethanë që e lejoi holandezin të gjendej pas makinës së 7 herë kampionit të botës në fillim të xhiros së fundit dhe ta kalonte atë me një farë lehtësie falë gomave të buta të montuara pak më parë.