Nga zhgënjimi për një play-off qartësisht të humbur, deri te gëzimi më i egër, pas një ‘ataku kardiak’ në xhiron e fundit.
Kampionati botëror për 2021 përfundoi me triumfin e Max Verstappen, holandezin e parë në histori, që u kurorëzua kampion bote në F1.
Menjëherë pas finales drithëruese të GP të Abu Dhabit, kampioni i ri mendoi për një person të veçantë: nënën e tij Sophie Kumpen, tha: “Tani është realizuar: djali im është kampion bote në F1. Unë bërtita dhe qava.
Max ishte një luan sepse, duhet pranuar, Hamilton ishte më i forti në garë. Engjëjt na ndihmuan”.