Marc Marquez mund të tërhiqet nga sporti vitin e ardhshëm, madje ka gjasa që kjo lamtumirë e pilotit spanjoll të Honda të ndodhë edhe më herët.
Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle, referuar burimeve nga motori japonez dhe faktit se 8 herë kampioni i botës vuan nga biplopia (vision i dyfishtë i gjërave).
Piloti spanjoll nuk mori pjesë në dy garat e fundit, madje as në testet e zhvilluara pas sezonit. Ai duhet të qëndrojë pushim absolut edhe për disa javë, çka e bën të vështirë rikthimin e tij në pistë. Ndaj, te Honda, kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe kanë piketuar kampionin e botës në MotoGP, Fabio Quartararo.
Francezi ishte i pakënaqur me paraqitjet e Yamaha të këtij fundsezoni, madje edhe me testet e zhvilluara në Jerez. Ai deklaroi se mund të mos e rinovojë kontratën me Yamaha, çka lë të hapur mundësinë e kalimit te Honda. Madje në Spanjë ky kalim duket i sigurtë për vitin 2023, kur të përfundojë kontrata aktuale.