Humbja e Luis Hemilton në garën në Abu Dabi kanë trazuar gjithë Formula 1. Edhe pse skuderia e Mercedez vendosi të mos apelojë vendimin e FIA-s, përsëri ka tension mes Hemitlon dhe federatës.
Piloti anglez ka vendosur të bëjë një pauzë duke u shkëputur nga çdo gjë lidhur me Formukla 1.
Ai ka hequr faqen zyrtare të federatës nga Instagrami i tij. Një tjetër shenjë që tregon se ai po vendos një barrierë.
Por kjo nuk është e vetmja gjë që anglezi ka bërë për të shprehur pakënaqësitë e tij. Ai ka vendosur që të bojkotojë mbrëmjen gala të organizuar nga FIA.
Luis Hemilton nuk i del e keqja nga humbja në xhiron e fundit ndaj rivalit të tij Maks Vershtapen.