Drejtuesve të Mercedes ende nuk u ka ikur inati për ngjarjet e një jave më parë, ku Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1, pas parakalimit që i bëri Lewis Hamilton në xhiron e fundit të garës së Abu Dhabi.
Parakalim që ndodhi pas vendimeve të marra nga komisarët e garës, të cilat u kundërshruan nga Mercedes.
Toto Wolff, i ka kërkuar presidentit të ri të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, që të largojë Michael Masi nga detyra e drejtorit të garave të Formula 1 nga viti i ardhshëm.
Mercedes e konsideron Masi fajtor për atë që ndodhi në Abu Dhabi dhe për disa vendime të dyshimta të marrë në garat e fundit.