Kampionja e Kosovës në Drag Race, Pranvera Xhaferi, shkëlqen në garën në Greqi.
Ajo bëri paraqitje të shkëlqyeshme në garën e automobilizmit, duke iu dhënë leksion meshkujve.
Ajo ishte e jashtëzakonshme duke i lënë pa koment meshkujt në një garë interesante.
“Sot në garat e ‘Drag Race Greqia 2021’ , fitova vendin e parë në kategorinë e meshkujve, si dhe një tjetër çmim që morëm pjesë vetëm dy femra me meshkuj.
Falënderoj përzemërsisht kryetarin e federatës greke, si dhe mbarë stafin e sportistët që më dhanë ndihmë teknike rreth makinës një falënderim të veçantë nga larg për komunikimet e ndihmën Gogi Potera (se pata nevojë me intervenu me eliminu një defekt që mu shkaktu në makinë).
Pasi e rregulluam makinën, në garë kam hyrë me 11.1 sekonda.
Unë isha e përgatitur për një 10 sekondësh të mirë, por këtu në bazë të rregullave pistës isha e detyruar me mbajt 11 sekondshin.
Isha garuesja e vetme shqiptare në Drag, në kategorinë e meshkujve.
Veç fakti që në këtë pistë një garues i ri ka humbur jetën duke e jetuar ëndrrën e tij, të bën të emocionohesh e të përjetosh ndjenja të përziera.
Por vullneti i hekurt dhe besimi në vete, të bëjnë të vazhdosh përpara dhe të prekësh ëndrrat, e t'i bësh realitet!”, ka shkruar Xhaferi në profilin e saj në facebook.