Ish-piloti i Ferrarit, Jean Alesi, është arrestuar në qytetin e Avignone, Francë, ku është marrë në pyetje nga policia për akuzën e hedhjes së një kapsolle në dritaren e zyrës së kunatit të tij.
Arrestimi i 57-vjearit ka ndodhur ditën e hënë (rreth orës 16:00), i akuzuar se ka dëmtuar pronën e një tjetri përmes një mjeti eksploziv.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin ku jeton Alesi. Policia ka marrë një telefonatë ditën e diel, rreth orës 22 të mbrëmjes, nga banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur.
Një fqinj i kunatit të Alezi ka arritur të marrë shënim targën e makinës, që ka ndihmuar policinë në gjejtjen e autorit.